- read

Ambra.app aplikacion i marum n’Kosovë, por me hyxhym internacional

Drilon Jaha 28

Nentitull

Ca gjôna me ranci me i dit’ n’fillim…

Ambra.app o’ nje aplikacion qe t’nimon me menaxhu ekipin punues. O’ kryesisht i marum per ekipe kreative — programera, dizajnera dhe t’n’gjajshem.
Ambra o’ aplikacion per web, i ndertuar nga nje ekipe Kosovare, ndersa tregu i synuar eshte ai internacional.
Kush o’ ne kete industri e din sa veshtire osht me dal me nje aplikacion live. Shumica dermuese e iniciativave te tilla mbesin n’foldera lokal qe nuk dalin n’drite kurre.
Ekipi i Ambras osht ndryshe; kta pervec qe e kan qit live, kane perdorues te rregullt, madje edhe aso qe Ambren e paguajne, pra jane paid users.

Cka m’shtyjti mu me analizu kët aplikacion?

  1. Osht aplikacion i kompletuar dhe ka perdorues real.
  2. Osht i marum prej Kosovareve
  3. Sepse ktyne ju eshte thene nga 100 njerz “pse pe bon nje sen qe Asana moti e ka (sipas tyne)” apo “konkurenca osht shume e forte” apo edhe “pse po munohni me zbulu ujin e vokt.” Neeeejse, shiptari nuk ta thote n’ftyre, po mas shpine, te pakten, une kom ni qisi kritika.
  4. Osht aplikacion i thjesht, dhe synimi i ekipes ka qene me nxerr nje aplikacion t’thjeshte. Mendoj qe ja kane dale.
  5. Ekipa osht e kompletume, e kan dikon qe osht technical dhe dikon qe osht bizdev.
  6. Me ju ndihmu me u popullarizu dhe me u permiresu

Cka m’boni pershtypje kah aspekti i UI/UX, features dhe ndjenja e pergjithshme si perdorues.

Un besoj qe UX osht extremisht, extremisht veshtire me bo mire. Pse? Sepse njeriu historikisht nuk ka komuniku me interface (dukje) kompjuterike. Adoptimi masiv i internetit dhe kompjuterave me kete interface momentale eshte bere shume vone. Kur dikush pretendon qe na jemi shume t’mire me UX, un’ perveti i kom dyshimet e mija. Pse? Se na jemi msu krejt komunikimet me kon me zô. Me komuniku me nje paisje qe ste kupton eshte ba(j)agi veshtire. Me demonstru kete gje pe sjelli ni shembull shume te thjeshte. Me i thon nje mixhes 70 vjecare krijoje nje task ne cilin dush prej aplikacioneve, ska me pas kurqysh mundesi, totalisht deshtim ka me qene. Vec prej qisaj perspektive po du me ju qas, qe nuk jon sene t’natyrshme kto, nuk ju qaset dizajnimi me mendesine qe une pe boj natyrale.

Ajo qe mujn me thone ata qe jon ne kete industri osht kjo “ja kemi afru eksperiences digjitale te zakont”. Eh, po, me ja afru eksperience ne zakont osht ok me pretendu. Edhe kjo osht kogja investim i madh ne kohe, veq osht problem me pretendu qe jemi tu e bo qaq natyrshem thu ti senet kryhen veq me ni t’kqyrme.

Pse kaq shume e zgate babike?

Sepse ne kete industri osht tejet me rendesi me u kuptu dhe me u percaktu kush eshte duke e bo punen mat miren. Shumica e seneve duhet me u analizu extremisht mire, duhet me marre shume te dhena prej perdoruesve, edhe pastaj pas krejt ksaj me marre vendimin e duhur per kah me i ra me UI/UX.

Kah aspekti i eksperiences t’perdoruesit Ambra mdoket unike dhe interesant.

Rrugetimi i perdoruesit osht kryesisht i qarte dhe nuk ka nevoj shume me eksploru. Sapo te futet ne aplikacion, bohet sign-in, krijon projektin e pare dhe e klikon — ketu i shfaqet interface-i (pamja) kryesore.

N’pergjithsi, kush ka perdor task management tool, gjindet leht ne kete aplikacion, osht i thjesht dhe i orientuar per zgjidhje te shpejta, pa e lodh kerkon ne proces.

Kjo puna e tags osht interesant, po, pasiqe kom thone qe po i hi fellit, po i hi fellit.
Qellimi i krijimit te ketij aplikacioni me tags eshte thjeshtesia.

Ne anen e majt e shihni se si jane percaktuar 4 hashtags kryesore. Kjo mund te jete si orientim per cdo kompani. Forma e percaktimit te tags osht relative dhe cdo kompani krijon dhe prioritizon tags ne baze te nevojave qe kane.

Mundeni me shtu tags sa t’doni, edhe muni cilendo prej tyre me bo highlight, me qit te ato 4 nalt. Ata “i can fly” e shtova une veq per trip.

Mrena nje tag-u, keni mundesi me bo edhe pamjen canban dhe duket keshtu:

Em pelqej time tracking features veq une e kisha integru mrena diqysh. Krejt linkat external e lodhin perdoruesin.

Em pelqej shume edhe fakti qe po pritet mundesia speach to text. Kjo per mu osht ndrryshuese e lojes (e perktheva game changer demek). Une personalisht teper e perdori voice-in kshtu qe kjo ish kon feature qe m’kish shti n’loje menihere.

Nese Shkodran Arifi gjene kohe, kisha pas qef me to mi hi ma detajisht punes se UI/UX. A une vet, veq cka m’pelqej e ceka ma nalt.

Aspekti biznesore

$4,330,000,000. Kaq pritet me u bo industria e task-management deri ne vitin 2023.

Kjo industri ka shume potencial, po verehet. Interesant eshte fakti se kjo industri nuk osht e dominume sikurse jane te dominuara disa industri te tjera, andaj hapsira per te depertuar eshte optimistike.

Pricing

Eh, kur t’vjen puna te pricing, ktu kom per cka me fol kogja gat. E kom pas nje periudh te jetes, qe qaq shume e kom studiu kete qeshtje saqe menojsha me u bo publikisht si ekspert i pricing per SAAS. Mendoj qe ka hapsire te mire kjo, po muhabet per tjeter here…

Ok, sha po di…Ambra dhe pricing…

Fillimisht, mendoj qe pricing duhet me i pas 3 cmime + custom.
Pse 3 cmime?
Sepse, psikologjia e insanit ka nevoj me pa ni cmim t’shtrejt, njo t’lire edhe njo mesatar. Na mujm m’u munu me zbulu ujin e vokt, amo nuk kisha sygjeru me dal shume prej asaj cfare eshte e njohur tek shumica dermuese e pricing policy te SAAS-ave.

Sa i perket numrave, $26 eshte per grow ndersa $80 per startup.
Sipas meje, osht mire me e ule cmimin e grow (me kqyr edhe me emertu ndryshe btw) ne $19, me bo nje kategori te mesme me nje emer tjeter ku cmimi osht $34, ndersa kta $80 e kisha bo $120. Pse ka logjike kjo cka po thom?
Fillimisht, prej pricing duhet me pas edhe strategji kon pe targeton. Ne baze te madhesise se kompanise qe po e targeton edhe cmimet nxirren.
Me ja mundesu dikujt vetem 3 projekte, duke pagu $26 spom doket e mecme. Nuk osht ide e keqe me konsideru edhe ‘per user’ modelin.

Konkurenca

Ambra e ka konkurencen shume te ashper, edhe kjo eshte njo prej seneve ma sfiduese ne krejt kete industri. Dmth konkurence e ka Asana, Basecamp, Trello dhe shume e shume task-management tools.
Per me kon i vrejtshem, duhet me bo dicka qe tjeret sjon tu e bo, kjo me dije kofte. Amo, sa e kom kuptu une, vlera kryesore e Ambres perballe konkurences osht thjeshtesia.

Ky treg osht i hapur shume per propozime te reja. Edhe pse shume kompani e kan marre nje cope te mire te tregut, ende mbetet hapsire per Ambra per disa arsye:

  1. Ka kompani qe nuk iu pelqejn sherbimet momentale per shume arsye.
  2. Ka kompani te reja qe hapen vazhdimisht. Sipas nje statistike t’cmendur thuhet se cdo vit hapen rreth 1.35 milion startupe vetem te teknologjise.
  3. Ka kompani qe vazhdimisht jane duke eksperimentuar per te gjetur dicka shume me te pershtatshme se qe kane.
  4. Ka kompani qe politikat (tu i perfshi ktu edhe features) e aplikacionit qe jane duke perdor kan ndryshu dhe kta nuk jon t’kanqt me kto ndryshime andaj shohin per dicka te re.

Per t’i ik konkurences duhet me notu ne ujera te kalterta. Duhet me gjete metoda kreative per mos mu ballafaqu drejtperdrejt me ta. Disa ide i kam sygjeruar me poshte.

Verejtjet e mija (sektor i dedikuar per ekipen e Ambres, ski cka e lexon ti civil i pafajshem… Êpo lexoje more se hajgare po boj):

E keni parasysh, verejtjet po i jepi publike per me pa sa seriozisht e kan produktin kta djelmoshat; nese do ndryshime t’vogla qe i kom sygjeru, nuk i ndrrojn brenda muajit Tetor 2021, kta paskan dicka ma me rendesi se ky produkt, hehe.

  1. Pasi qe po klikon ne butonin per me kriju projektin e dyte pom shfaqet ky text. Une e kisha zavendesu kete text me “Upgrading to one of the plans will let you create as many projects as you need”

2. Duhni me pas kujdes me ngjyrat e tags, qe nje rast qe spom pelqen ngjyra ne raport me backgroundin e bardhe:

3. Nese me nje tab te browserit e kom te hapur Ambren, kur pe hapi tjetrin tab nuk po jom signed in. It should be a quick fix (uh, m’dul anglezi, sorry guys; u qyyqe).

3'. Nuk osht tu ma rujt sign-inin hiq. Dmth me mshel tab-in ku e u kon Ambra hape, po me bon logout. Nuk e di a o feature a bug, amo mu spom jep perjetim t’mire.

4. Dizajni i jashtem (para se me hi n’app) osht extrem i bukur dhe modern. Por, nuk e di cka po ndodhe, amo si me mungu dicka ne landing page. Pra ne faqen e pare, te paraqitur ma poshte, dicka si mi mungu, si me pas qajo videon venin ma nalt si…spo di…kqyrne edhe ni here me sy ma kritik.

5. Butoni “Upgrade” duhet me u pa ne cdo faqe. Cdo faqe. Cdo faqe. Nuk du me lyp une butonin, ai mu duhet mem lyp.

6. Qit pjesen “-10%” duhet me bo dinamike. Me u hek kur shkon te muaji, me u shtu kur del te viti.

Nôn (9) sygjerimet e mija per qysh me ec tutje:

  1. Let permiresohen qito verejtjet teknike
  2. Le te shkruhet nje artikull “pse osht Ambra special”
  3. Tek pricing, custom plan duhet me kon patjeter si card, jo si text i vogel. Me kujtohet prej researchit qe mbi 80% e bizneseve klikojn ne custom plan.
  4. Ne Twitter, Ambra duhet me pas account t’vetin, majspari. Masanej osht mire me ja nis me ju komentu me sene interesante developerave, dizajnerave dhe project menaxherave qe me pas sa ma shume ekspozim.
  5. Duhet patjeter me e pas nje video te incizuar me zo dhe pamje te nje njeriut tu e perdor Ambren. Duhet patjeter me pas nje model qysh dikush pe perdor.
  6. Une menoj qe cdo SAAS (po edhe cdo produkt tjeter) duhet me pas profila t’qelt n’cdo lloj media sociale. Duhet me kon t’aft me bo content interesant edhe per Tiktok edhe per Linkedin.
  7. E kisha ndrru qit titull, nuk osht qaq godites sa duhet.

Ai texti perfuni qe po ja nis me “a unique” pom pelqen shume, qata e kisha bo titull. Po edhe e kisha prioritizu fjalen “Twitter-like”.

8. Strategjine per rritje e kisha preferu me qene Growth Hacking. Ndiqeni nje shembull qe une mendoj qe ju kish pershtat juve: https://www.impactplus.com/blog/how-mint-acquired-over-1.5-million-users-without-a-single-growth-hack

9. Krijon kontent t’pershtatshem per developerat n’Linkedin. Komunikimi dhe komuniteti i Linkedin-it jane t’pashfrytzume prej Kosovareve. Duhet me dhez Ambra ne Linkedin duke prodhu kontent qe ju intereson developerave, dizajnerave individual e pastaj edhe kompanite kreative me ju kontaktu direkt. Ose me hi me testu appin.

10. Dilni prej Angular ne Svelte. Haaaajgare bre po boj. Premtova qe 9 kshilla jon, pse pe lexon t’dheten? Vet u ngule, cka met bo tash.